Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari, ka thënë se sot në Komoran është mbajtur një tubim paraelektoral i jashtëzakonshëm, ku siç tha ai, qytetarët shprehën entuziazmin dhe përkushtimin e tyre për një të ardhme ma të mirë.
Përmes një postimi në Facebook, Hajdari ka thënë se do të punojnë për një zhvillim dhe mundësi më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot, në Komoran, u mbajt një tubim paraelektoral i jashtëzakonshëm, ku qytetarët shprehën entuziazmin dhe përkushtimin e tyre për një të ardhme ma të mirë për Kosovën.
Me mbështetje të fuqishme dhe angazhim të palëkundur, ne premtuam se do të punojmë për një zhvillim dhe mundësi më të mëdha për të gjithë qytetarët. Kosova mundet ma mirë, dhe kjo është dëshmia e vullnetit të qytetarëve të Komoranit dhe e gjithë Kosovës për ndryshim dhe ma mirë!
#bedrihamzakryeministër
#petrithajdari51
Petrit E. Hajdari