Komentatorja politike, Fatime Hajdari e ka quajtur si domosdoshmëri kthimin e Arben Vitisë në Ministrinë e Shëndetësisë.
Sipas Hajdarit, Vitia ka punuar shumë mirë si ministër, dhe se kthimi i tij në këtë post, është e domosdoshme, transmeton Gazeta10.
“Mendoj që shëndetësia ka qenë keq, mendoj që z.Vitia e ka nisur shumë mirë, koha ka qenë e jashtëzakonshme, sfidat kanë qenë të mëdha, reforma nuk ka mundur të fillojë shkak i pandemisë, dhe mendoj që kthimi i tij është domosdoshmëri”, është shprehur ajo./Gazeta10