Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

“Hajnat e juaj në burg”, Matoshi-Gashit: A po fol me kënaq Kurtin a veten?

Gazeta10
31 Janar 2025 - 21:56

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të komentatorëve politikë, Halil Matoshit dhe Blerim Gashit lidhur me qeverisjen Kurti.

Matoshi është shprehur i bindur se një parti politike nuk mund të krijojë prokurori, ngaqë sipas tij, ajo është institucion i pavarur nga politike.

“Nuk munet partia politike me ba prokurori”, ka thënë Matoshi.

Por një mendim ndryshe e ka pasur Gashi, i cili ka insistuar që deputetët mund të ndërrojnë dhe përmirësojnë.

“Munet, munet. E fiton pushtetin edhe munet”, ka thënë Gashi.

Ndaj një mendimi të tillë ka reaguar ashpër Matoshi.

“A po flet me kënaq Albin Kurtin a veten?”, ka reaguar sërish Matoshi.

“E ti për çka po flet”, ka pyetur Gashi.

Teksa debati mes tyre ka vazhduar lidhur me korrupsionin, Matoshi ka thënë se hajnat e VV-së janë në burg.

“Fatkeqësisht hajnat janë në burg”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.