Hajredin Kuçi është deklaruar i pafajshëm në Gjykatën Speciale të Hagës.
Ai ka thënë se kjo aktakuzë është momenti më i vështirë për të si profesor e si ish-ministër i Drejtësisë.
“E nderuara gjyqtare do të deklarohem tash. Jam plotësisht i pafajshëm, sot është prej momnete të errëta për mua si profesionist i drejtësisë, si profesor i drejtësisë mbi 30 vjet, si ish-kryetar i Komisonit Kushtetues të Kosovës, si zv/kryeministër për rend dhe ligj për tri mandate dhe ministër i Drejtësisë për dy mandate, si anëtar i ekipit mbrojtës të kryetarit Veseli. Këtë aktakuzë e shoh si prekje të dinjitetit tim njerëzor, profesional, reputacionit tim. Drejtësinë do ta vazhdoj nga sot, por në funksion të saj, dhe atyre vlerave që jam identifikuar, më vjen keq për shqetësimin që kjo akuzë ua ka bërë familjes time, studentëve e kolegëve të mi, shokëve e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Kuçi.