Lajme

Halil Kastrati sqaron: Nuk jam dhe nuk kam synim të jem pjesë e politikës

Gazeta10
28 Shtator 2024 - 21:14

Humanisti Halil Kastrati ka mohuar përfshirjen e tij në politikë.

Kastrati përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar se nuk ka synim të jetë pjesë e ndonjë partie politike.

“Fokusimi im mbetet në projekte të tjera që kanë të bëjnë me humanizmin dhe kontributin për të gjithë ata që kanë nevojë.
Andaj ju lutem mos bini pre e lajmeve të rreme që bëhen vetëm për klikime”, ka shkruar Kastrati, raporton Gazeta10.

Postimi i plotë i Kastratit në Facebook

Sqarim lidhur me spekulimet rreth përfshirjes sime në politikë:

Dua të sqaroj të gjithë shqiptarët kudo që janë se informacionet që po qarkullojnë në rrjetet sociale rreth përfshirjes sime në politikë janë të pavërteta.

Nuk jam dhe nuk kam synim të jem pjesë e asnjë partie politike.

Fokusimi im mbetet në projekte të tjera që kanë të bëjnë me humanizmin dhe kontributin për të gjithë ata që kanë nevojë.

Andaj ju lutem mos bini pre e lajmeve të rreme që bëhen vetëm për klikime.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Zoti, kurrë mos ju humbtë!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.