Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat al-Qassam, ka marrë përgjegjësinë për të shtënat dhe sulmin me thikë në Tel Aviv të martën, ku u vranë shtatë persona.
Në një deklaratë, grupi thotë se burrat që e kryen atë ishin nga qyteti i Hebronit në Bregun Perëndimor, ka raportuar BBC.
Disa njerëz u plagosën gjithashtu kur një person i armatosur hapi zjarr ndaj njerzëve aty, të martën në zonën e Jaffa. Policia izraelite tha se sulmi vdekjeprurës ndodhi në një vagon hekurudhor.
Policia tha se personi i armatosur dhe një sulmues tjetër i armatosur me thikë u “neutralizuan” nga njerëzit që ishin aty.