Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Hamza s’është njeri që bërtet” / “Lumirin pe kap ‘e nemuna’ e LDK-së” – Blerim Gashi

Gazeta10
23 Janar 2025 - 23:37

Analisti Blerim Gashi ka thënë se Lumir Abdixhikun po e zë e nëmuna e vjetër e LDK-së. 

“Më duket që Lumirin po e kap ajo e nëmuna e vjetër e LDK-së, me ju shkymë motorët në gjysmë të fushatës. Raportet financiare të LDK-së janë që zero ka hargju, por nuk po di saktësisht sa mundet me kanë, po nuk mbushen 200 bilborda me zero shpenzime administrative”, ka thënë Gashi në emisionin “Adresa” në Kanal10.

Ndërsa ka folur për fushatën e PDK, Gashi ka thënë se  Bedri Hamza nuk është njeri që bërtet.

“Realisht ata çka kanë bë me Bedri Hamzën po iu përkthehet ashtu siç e kanë menduar, Bedri Hamza nuk është person i zhurmës as i piskamës po edhe strategjikisht duket se është orientu me shumë drejtë së ardhmes”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/ 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.