Gazeta10

Haradinaj kujton Ilir Konushevcin: Pas rënies së Luanit, humbja e tij ishte goditje e rëndë për ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Ilir Konushevci në përvjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se Ilir Konushevci e bëri të mundur luftën çlirimtare përmes furnizimit me armatim.

“Që nga viti 1993, kur filluan formimet e njësive të para të armatosura, të cilat ishin edhe bërthamat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u theksua nevoja për furnizimin e nevojshëm me armatim. Njëri nga ta që e bëri të mundur këtë ishte Gjeneral Major Ilir Konushevci. Familja ime, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, e kishim shpresën se jo vetëm që do të aftësohemi për luftë por edhe se do të arrijmë ta mbajmë luftën, me kërkesat që shtoheshin për armatim e luftëtarë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se pas vrasjes së Luan Haradinajt, humbja e Ilir Konushevcit ishte goditje e rëndë për luftën dhe luftëtarët.

“Pas vrasjes së Luanit më 6 Maj 1997, e cila ishte humbje e madhe për luftën çlirimtare, humbja e Ilir Konushevcit ishte goditje e rëndë për ne. Goditja më e madhe ishte tek furnizimi me armë e teknikë luftarake, që ishte jetike për rrjedhën e luftës. Si komb i përulemi përjetësisht Ilir Konushevcit, Dr. Hazir Malaj dhe bashkëluftëtarëve të tyre, për kontributin jetësor për lirinë e Atdheut”, është shprehur Haradinaj.

NË FOKUS

pamjee
Pamje të rënda: Momenti kur të riun që u rrëmbye në Prishtinë, e hedhin nga vetura para Policisë
policii
Policja i dha fund jetës me armën e shërbimit – Arrestohet i dashuri, del mesazhi i fundit që i dërgoi 21-vjeçarja
ARTA-NITAJ
Arta Nitaj shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
Kengetari-600x360-1
Vdes këngëtari i njohur në Shkup, detajet nga përleshja që la edhe të plagosur
hekuran_murati-600x360-1
Pilotimi i Skemës së Asistencës Sociale, ministri Murati del me sqarim pas pyetjeve të qytetarëve
poli
Pamje shqetësuese: Momenti kur i dyshuari plagosi me armë zjarri tre personat në Pejë
vdes
Humb jetën aksidentalisht në Zvicër i riu nga Deçani
hasib
“U rrëzua nga qershia”- Detaje për vdekjen e gardianit istogas