Duhet Lexuar

Haradinaj kujton masakrën në Lybeniq të Pejës: Ata u vranë vetëm pse e ëndërruan lirinë

Gazeta10
01 Prill 2023 - 10:21

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrën e ndodhur në Lybeniq të Pejës me 1 prill 1999.

“Më 1 prill 1999, në Lybeniq të Pejës forcat barbare ekzekutuan të gjithë burrat që kishin gjetur në fshat. Ata u vranë vetëm pse e ëndërruan lirinë e Atdheut. Në këtë ditë ndajmë thellësisht dhimbjen me familjarët e të gjithë të rënëve të ngjarjeve që nisën më 1 prill dhe vazhduan edhe në ditët në vijim në fshatrat përreth, në të cilat regjimi i atëhershëm mori jetën e shumë civilëve të pafajshëm shqiptarë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj gjithashtu ka përkujtuar martirët e rënë në Gjakovë.

“Kujtojmë familjen që u shua pa lënë pasardhës, familjen e Januz Canës. Kujtojmë gjithë ata që u sakrifikuan në shtëpinë e familjes Vejsa dhe në pjesët e tjera të Gjakovës. Asnjëherë nuk do t’i harrojmë njerëzit tanë, që me jetët e tyre iu bënë mburojë kësaj toke”, ka shkruar Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.