I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë akuza të rënda ndaj Qeverisë Kurti pas videos së publikuar nga kjo parti.
Haradinaj në Politiko, ka thënë se më shkatërrues se Qeveria Kurti nuk do të ketë në Kosovë edhe një 100 vjet, raporton Gazeta10.
“Më shkatërrues se këta njerëz të shteti nuk ka me njoftë më qeverisja në Kosovë, të paktën nja 100 vjet. Çdo ditë e lume, një muaj i këtyre është sa një vit i dikujt tjetër me bë dëme. Janë edhe hajna edhe haraçegji, edhe çdo gjë janë. Ato i kanë pasë veç me i mashtru qytetarët, veç me e marrë votën”, ka thënë ai./Gazeta10