
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, e ka uruar Kosovën për kalimin e hapit të parafundit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Me anë të një postimi në platformën X, ai ka theksuar se sot u shënua edhe një moment tjetër historik për Kosovën.
Rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës është një njohje e progresit dhe potencialit të saj”. “Është një hap vendimtar drejt një bashkëpunimi më të madh, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës. Është një dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane”, ka thënë Hasani.
Another milestone for Kosova ✅ 👏
The recommendation of the Parliamentary Assembly of the Council of Europe @PACE_News for Kosova’s membership is a recognition of its progress and potential.
It's a crucial step towards greater cooperation, stability, and prosperity for the…— Igli Hasani (@IgliHasani) April 16, 2024