Lajme

Haxhiu nënshkruan kontratën për renovimin e objektit të IML-së, vlera rreth 815 mijë euro

Gazeta10
25 Shtator 2024 - 14:35

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar sot kontratën për renovimin e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, në vlerë prej 814 mijë e 229 euro e 72 centë. Ky objekt ishte përfshirë dy herë nga zjarri gjatë vitit të kaluar, raporton Express.

Haxhiu ka thënë se ky investim do të mundësojë transformimin e plotë të hapësirës së brendshme, duke përfshirë renovimin e laboratorëve, sallave të autopsisë, kulmit dhe zyrave të punës.

“Përmes këtij projekti, po ndërtojmë një institut që jo vetëm që përmbush standardet më të larta teknike dhe funksionale, por edhe rrit sigurinë dhe efikasitetin e shërbimeve për qytetarët. Ky është një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës mjeko-ligjore, duke garantuar shërbime moderne dhe cilësore në të gjitha rastet”, ka shkruar Haxhiu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.