Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratat e emisarit amerikan, Gabriel Escobar, për dialogun mes Kosovës e Serbisë, të dhëna një natë më parë në Kanal10.
Haziri në Politiko, ka thënë se këto deklarata të Escobarit kanë qenë të pritura, raporton Gazeta10.
“Kanë qenë të pritura. Paralajmërimi ka qenë me 15 tetor, kemi të bëjmë me katër ditë më shumë për tërheqjen e një date që është thënë nga vizita e tij e fundit në Kosovë dhe rajon. Natyrisht që formati i ri i negociatave, po shkon drejt një qartësimi të pozicioneve të palëve, sepse ky format i bisedimeve po duket se ka pasë vështirësi serioze, edhe në kohën kur janë arritë marrëveshje ka pasë ngecje në vazhdim”, ka thënë ai ndër të tjera./Gazeta10