Gazeta10

Hoxhaj sulmon Kurtin, nëse ke informacione për luftë të mundshme, thirre urgjentisht Kuvendin e Kosovës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Enver Hoxhaj ka kritikuar kryeministrin Kurti në një postim të gjatë në Facebook. Ai ka thënë se me “deklaratatë e tij për luftë po e dëmton Kosovën jashtë sepse asnjë investitor nuk do të investoj në një vend në pragë lufte”.

“Gjatë kësaj jave Kryeministri Kurti dy herë foli për një luftë të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë! Javën tjetër Kurti takohet me Vuçiqin në Bruksel! Çfarë kuptimi ka dialogu dhe diplomacia në tavolinë kur në terren po kërcënohemi me luftë? Nëse situata qenka kaq serioze, atëherë do të duhej të mblidhet Kuvendi dhe jo të shkojë kryeministri në Bruksel. Nëse ka ndonjë sinjal për situata serioze, Kurti duhet ta njoftojë opozitën dhe partnered” ka shkruar Hoxhaj.

Ai më tej ka shkruar se nëse krerët e shtetit kanë informacione, atëherë e kanë detyrë kushtetuese t’i thërrasin në mbledhje urgjente deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Sipas Kushtetutës, Kryeministri dhe Presidenti i Republikës kanë për detyrë të thërrasin mbledhjen urgjente të Kuvendit të Kosovës çdoherë kur kanë informacione të besueshme se ka rrezik të drejtëpërdrejtë për luftë dhe konflikt të armatosur, kur rrezikohet siguria dhe mbrojtja e vendit, jeta dhe prona e qytetarëve. Çfarë mënyre komunikimi është kjo e parisë institucionale kur flasin për luftë e nuk zbatojnë detyrat kushtetuese që kanë ndaj vendit dhe qytetarit?” ka shkruar ai./Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë