Një pushues serb ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në plazhin “Uji i Ftohtë” në Vlorë.
Dyshohet se 54-vjeçari, sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit, ka pësuar “arrest kardiak”.
Atij i është dhënë ndihmë e menjëhershme nga pushuesit, roja bregdetare dhe më pas nga ekipi mjeksor i urgjencës, por 54 vjeçari ka ndërruar jetë.
Policia vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës së 54-vjeçarit.