Arlind Manxhuka, zëdhënësi i VV-së, i është përgjigjur deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila e sfidoi VV-në për debat dhe përballje në televizion.
Manxhuka ka shkruar se Bajrami e ka pasur mundësinë për përballje.
Tutje, Manxhuka ka shpërndarë emisionit “Debat Plus”, ku Bajrami ishte ftuar e nuk kishte marrë pjesë
“Hykmete Bajrami e kishte mundësinë për përballje, por ndonëse e kishin konfirmuar nuk erdhi. Këta shprehin guxim për përballje për aq kohë sa supozojnë që ajo nuk ndodhë, kur ndodhë ja si duken karriget”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, gjatë ditës së sotme i ka bërë ftesë publike Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, për përballje televizive madje iu ka lënë atyre që të caktojnë studion dhe kohën.
Këtë e ka bërë Bajrami përmes një shkrimi në Facebook, ku i ka sfiduar që të debatojnë për një sërë çështjesh.
“I bëj thirrje krejt kabinetit qeveritar le të vinë në debat e të flasim për: Thesarin, doracakët, grurin, kontratat një burimore në MTI-së dhe të MASHTI-it (normal gënjeshtra të Armend sekserit), mandej flasim për rezervat shtetërore dhe Ridvan Muharremin, për tenderët në KEK-ut dhe Martin Berishajn, për licencat e Microsoftit, për160 çerdhe, lirimin e energjisë elektrike e deri te bashkimi kombëtar”, shkroi Bajrami.
“Caktone studion, kohën merrni vizatimet me vete unë ju pres. Ejani të ballafaqohemi!”, shkroi ajo.