Lajme

Hyseni: Kushtetuesja s’duhet ta interpretojë marrëveshjen për Asociacionin

Gazeta10
07 Shkurt 2023 - 21:44

Anëtari i Kryesisë së partisë në pushtet, Alban Hyseni ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese në Kosovë nuk duhet t’i interpretojë marrëveshjet ndërkombëtare, siç është edhe ajo për Asociacionin.

“Gjykata Kushtetuese nuk është pyet nëse duhet apo jo të implementohet marrëveshja për Asociacionin”, tha Hyseni.

Hyseni në Politiko tha se interpretimi i kësaj marrëveshje nga Kushtetuesja, mund të ndodh vetëm në rast se i bëhet pyetje direkte mbi kushtetueshmërinë e parimeve, shkruan Gazeta10.

“Çdo marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar në Kuvend, adaptohet si Ligj i brendshëm. Në shumë raste, kanë fuqi më shumë raste në konventa kanë fuqi mbivepruese mbi ligjet e brendshme. Kushtetuesja mund ta interpretojë vetëm nëse i bëhet pytje direkte, por jo edhe kur pyetet mbi kushtetueshmërinë e parimeve, edhe mandej t’i interpretojë marrëveshje. Pra, është tejkalim i kompetencave.. Serbia nuk e ka ratifikuar këtë marrëveshje”, theksoi Hyseni tutje. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 Nëntor 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.