Gazeta10

I caktohet masa e paraburgimit Shkumbin Sekiraqës, të dyshuarit për tentim-vrasjen në Prishtinë

Shkumbin Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës i cili ndodhej në arrati pas plagosjes me armë ndaj një personi në fillim të muajit mars, ka vendosur dje t’i dorëzohet shtetit. Ndaj tij sot është caktuar edhe masa e paraburgimit.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.S për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje me personin NN ka kryer veprën penale Vrasja në tentativë, Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, transmeton.

“Gjyqtari i procedurës paraprake  ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.S dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, vazhdon njoftimi.

Sekiraqa ishte dorëzuar ditën e djeshme dhe ndaj tij Prokurori i Shtetit kishte urdhëruar masën e ndalimit policor për 48 orë.

Incidenti kishte ndodhur më 4 mars në Prishtinë, ku kishte mbetur i plagosur një person, teksa dyshohej se i parapriu një konflikt verbal mes të dyshuarve dhe viktimës.

Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht se personi që u plagos me armë zjarri ishte Pajtim Gashi, i cili dyshohet se fillimisht ishte sulmuar në kokë e pastaj është qëlluar me armë në këmbë.

NË FOKUS

image-78
Ndahet nga jeta gazetari dhe aktori kosovar
LAJMI-I-FUNDIT
Pamje shokuese teksa një burrë e rrah brutalisht një grua në Prizren
mirlind
Federata e Maqedonisë së Veriut reagon ndaj Mirlind Dakut: Kërko falje publike
cikloni
Cikloni në Itali, stuhitë afrohen në Ballkan dhe pastaj edhe në Kosovë
mjek-730x440-1-600x360-1
Vdes mjeku i njohur
komisiojii
​“Në villën e Radojiçiqit keni pi raki”/ “O zemlak, shefin ta kanë gjete në kipek me BIA-në” – Eskalon debati në Komision
5756utyty-1
E bëri shqiponjën para serbëve, UEFA e përjashton gazetarin kosovar
bes
Mes spekulimeve për ndarje, Bes Kallaku bën postimin që emocionoi të gjithë