Lajme

“I takon qeverisë së kaluar”- Ura disavjeçare në Drenas, sjellë probleme të shumta/ Lladrovci i përgjigjet ankesave

Gazeta10
30 Shtator 2024 - 10:24

Në emisioni “Adresa e ankesave”, me Arben Ahmetin në Kanal10, qytetarë të shumtë kanë adresuar ankesat e tyre ku kanë shprehur hallet e tyre me të cilat përballën në përditshmëri.

Gazetari Naim Kryeziu në një lidhje direkte nga Drenasi ka treguar rasti e një ure ku është në gjendje katastrofale ka rrëzik nga kabollat e rrymës dhe nuk është e siguruar për qytetarët.

Tutje Kryeziu ka treguar se qytetarte e këtij fshatit kanë dërguar edhe ankesë tek Ministri Liburn Aliu po që nuk janë marr me këtë pjesë.

“Jemi në hyrje të Drenasit dhe një urë është në gjendje katarstrofale ka rrezik nga kabllat e rrymës të cilat janë afër lumit i cili rrjedh, poashtu qyatetar të shumtë kanë treguar se këtu është rrezik edhe kalim për fëmijët edhe per vetura në momentin që ka shi, tutje poashtu qytarët kanë dërguar ankes edhe te Ministri Liburn Aliu por që nuk është marr përbazë”, ka thënë Kryeziu.

Poashtu Kanal10 është munduar që të flas me kryetarin e komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci për këtë rast ku në një lidhje telefonike Lladrovci ka treguar qe është në projektet e qeverisë së kalume dhe është i papërfunduar.

“Ky projekt është nga qeveria e kalume po që normal është deshtë edhe kjo qeveri ta përfundoj pasi që po më rrezikohen edhe qytatarët e mijë”, ka thënë Lladrovci.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.