Lajme

Ibrahimi: Vitia u ndëshkua padrejtësisht për paga, komunave po u merren miliona euro nga buxhetet komunale

Gazeta10
02 Tetor 2024 - 8:50

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka reaguar ndaj mos pagesës së pagave për një pjesë të zyrtarëve lokal të komunës së Vitisë. Ai tha se Qeveria e ka ndëshkuar padrejtësisht komunën e Vitisë.

“Qeveria padrejtësisht ndëshkon komunën e Vitisë Një pjesë e punonjësve të komunës së Vitisë mbesin pa paga për shkak të mos-përkrahjes buxhetore nga niveli qëndror në mbulimin e shpenzimeve të kontratave kolektive të cilat janë të nënshkruara nga niveli qendror”, ka thënë ai.

Sipas Ibrahimit, kontratat kolektive janë nënshkruar nga niveli qendror dhe jo nga komunat, teksa shtoi se ka disa vite që komunat kërkojnë nga niveli qendror ta marr përgjegjësinë financiere për mbulimin e kostos së kontratave kolektive.

“Kontratat kolektive janë të nënshkruara nga niveli qëndror e jo nga komunat. Ka disa vite që komunat kërkojnë nga niveli qëndror ta marë përgjegjësinë financiere për mbulimin e kostos së kontratave kolektive por kjo kërkesë po hasë në veshë të shurdhër. Ky problem është diskutuar disa herë edhe me KM Albin Kurti, me Ministrin Hekuran Murati me Ministren Nagavci edhe në komisionin e granteve ku komunat po mbi-votohen, por ky problem po vazhdon t’i dëmtoj komunat e Republikës së Kosovës. Niveli qëndror nuk po ka gatishmëri për zgjidhjen e këtij problemi. Komunat këtë çështje e kanë adresuar edhe te institucionet e drejtësisë por nuk ka përgjigje. Me dhjetra miliona euro po i meren komunave padrejtësisht nga buxhetet komunale. Po ndalen së zbatuari shumë projekte kapitale që kanë për qëllim përmisimin e jetës së qytetarëve”, ka thënë tutje ai.

“ Komunat ashtu edhe me buxhetet e tyre të pamjaftueshme po punojnë me dinamikë të shtuar vetëm e vetëm që të ndikojnë në përmisimin e jetës së qytetarëve mirëpo, në vend që Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila nuk është në gjendje që t’i shpenzojë mjetet e veta për investime kapitale ku po i teprojnë me qindra miliona euro, t’i përkrah komunat, ajo shkon dhe ia ndalon pagat punonjësve komunal. Merni mësim nga komunat për përgjegjshmëri ndaj qytetarit. Është me të drejtë kur shumica absolute e kryetarëve konstatojnë që komunat nuk janë duke u trajtuar me dinjitet dhe nuk po trajtohen ashtu siç e meritojnë. Konstatim tjetër i shumicës së kryetarëve është që ka shpërdarje të pabarabartë të mjeteve financiere që vijnë nga ministritë e ndryshme për komuna. Deri kur do të penalizohen komunat për kontrata kolektive??!! Përkundër të gjitha këtyre bllokadave dhe mos-bashkëpunimit korrekt nga niveli qëndror, komunat do punojnë në të mirë të qytetarit sepse atë e kanë mision. Qeveri, Reflekto sepse edhe ata punonjës janë qytetar të Republikës së Kosovës edhe pse jetojnë në Viti”, deklaroi Ibrahimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.