Lajme

Idrizi u jep përgjigje ankesave të qytetarëve, tregon se kur do të sanohet problemi me ujëra të zeza në Stanovc

Gazeta10
25 Shtator 2024 - 11:06

Problemi me ujërat e zeza në fshatin Stanovc të Vushtrrisë do të marr fund në fillim të muajit tetor.

Kështu ka premtuar kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi i cili i është kontaktuar përmes një linje direkte në emisionin “Adresa e ankesave” me Arben Ahmetin në Kanal10.

Pas shqetësimit të banorëve të këtij fshati se ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe, është kontaktuar kryetari Idrizi i cili ka thënë se është adresuar rasti.

“Kam dal dhe e kam vizituar atë pjesë shumë shpejt kompania ka me shkuar me sanu, aty ka qenë kolektori që i mbledh ujërat e zeza, që është vendosur diku prej vitit 2011-2012dhe për shkak të vërshimeve janë disa dëmtime të gypit dhe ajo do të sanohet”, ka thënë Idrizi, duke premtuar se në fillim të muajit tetor do të rregullohet ky problem.

Idrizi tutje ka fol edhe për projektet që po zhvillohen në Vushtrri.

“Jemi duke e finalizuar furnizimin me ujë te pijes në fshatrat e pjesës lindore dhe që I kemi përafruar bukur shumë. Kemi disa projekte që janë në qytet, siç është sheshi i qytetit, tregu i qytetit, një shkollë e re që është duke u ndërtuar dhe disa rrugë që janë duke u zgjeruar, të gjitha këto janë projekte kapitale dhe janë bukur duke ecë”, ka thënë Idrzi. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 Tetor 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.