Lajme

Isak Neziri në tavolinën e “Zhvillimit Ekonomit për Preshevë” / Ne jemi të fortë dhe i duhemi Evropës

Gazeta10
27 Shtator 2024 - 16:25

Biznesmeni i njohur shqiptar nga mërgata, Isak Neziri ka marrë pjesë në konferencën për zhvillimin ekonomik dhe mundësia e investimeve të huaja në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, nga ku ka bërë thirrje për investime.

Neziri ka treguar se para 27 viteve kishte shkuar në Gjermani, ku me punë të dinjitetshme ka arritur që sot të numërojë mbi 700 punëtorë.

“Para 27 viteve kam shkuar në Gjermani dhe në fillim kam filluar punën si pastrues dhe sot me punë të dinjitetshme gjendem në panelin para jush ku numërojë mbi 700 punëtorë”, është shprehur Neziri.

Neziri tutje ka prezantuar punën e njërës nga kompanitë të tij, Serafim Consulting, e cila bën ndërlidhjen e bizneseve kosovare me tregun Evropian.

Neziri ka thënë se Evropa ka nevojë për bizneset shqiptare.

“Ne jemi të fortë dhe i duhemi Evropës”. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.