Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri, ka bërë thirrje për bashkatdhetarët e miqtë e tij në diasporë që të bashkohen për votim në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Neziri ka publikuar linkun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku ju bën thirrje bashkatdhetarëve në mërgatë të regjistrohen para datës 26 dhjetor 2024, që është edhe afati i fundit për regjistrim.
Sipërmarrësi i suksesshëm që për vite të tëra ka vepruar në Gjermani dhe në Kosovë, ka thënë se me datë 9 shkurt do të konfirmohet se Kosova mundet ma mirë.
Linku për regjistrim: diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter