Lajme

Ish-gjenerali amerikan viziton Komunën e Gjilanit, premton mbështetje në arsim e siguri

Gazeta10
14 Nëntor 2024 - 21:06

Gjeneral major Timothy E. Orr, ish-komandant i Gardës Kombëtare të Ioëa ka vizituar sot Komunën e Gjilanit.

Komuna përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është bërë edhe një vizitë në Gjimnazin “Xhavit Ahmeti” dhe Skollën Teknike “Mehmet Isai” ku dhe janë zhvilluar biseda me nxënësit.

“Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku ka falënderuar gjeneralin amerikan për partneritetin dhe mbështetjen e dhënë të vazhdueshme, duke shpresuar në thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në fusha të ndryshme.

“Në emër të kryetarit të komunës Alban Hyseni, institucioneve tona dhe qytetarëve tanë, ju dëshirojmë mirëseardhje dhe ju falënderojmë për kontributin tuaj në vendin tonë në kohërat më të vështira”.

“Mirënjohëse për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet qyteteve binjake të Gjilanit dhe Siox Partneriteti ynë është dëshmuar të jetë një përvojë e vlefshme dhe e pasur për të dy komunitetet tona, duke nxitur shkëmbimin kulturor, arsimin, bujqësinë, sigurinë, rritjen ekonomike dhe mbështetjen e ndërsjellë”, tha Morina-Bunjaku.

Ndërkaq, ish-gjenerali amerikan Timothy E. Orr, është shprehur i lumtur për vizitën e tij në Gjilan, duke premtuar mbështetje në fusha të ndryshme me rëndësi për qytetarët sidomos në fushën e arsimit, bujqësisë, sigurisë, kulturës e zhvillimit ekonomik.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.