Ish Konsulli i Kosovës në Kanada, Donat Syla ka dhënë një propozim interesant rreth debatit të fundit në Kosovë për bartjen ose jo të shamiave në shkolla, raporton Gazeta10.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se “nuk duhet harruar asnjëherë se identiteti i shqiptarëve është suprareligjioz”.
“Çfarëdo përpjekje nga katolikë, ortodoks, musliman, protestant, budist, ateist, deist për të deformuar këtë konfigurim identitar tonin, është duke provuar para se gjithë ta sulmojë palcën e shqiptarësisë sonë” ka shkruar ai.
Ai ka propzuar që të gjithë fëmijët (djem) në shkolla fillore të kenë obligative ta vendosin plisin duke marrë shembull nga hebrenjtë për ta mbajtur plisin me fanatizëm. / Gazeta10