Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ish-Ministri i Punëve të Brendshme, Hoxha: Minimumi i dënimit të spiunazhit është 5 vite

Gazeta10
05 Qershor 2024 - 19:01

Në një aksion të institucioneve të sigurisë së Kosovës ku janë të përfshirë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Prokuroria Speciale dhe Policia, janë ndaluar dy persona të nacionalitet shqiptar si të dyshuar për veprën penale-spiunazhë.

Ish-Ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha në emisionin ‘Raporti’ në Kanal10 ka  komentuar arrestimin e dy personave të dyshuar për spiunazhë.

Sipas tij, nëse vërtetohen akuzat dënimi minimal për spiunazh është 5 vite, raporton gazeta10.

“E rëndësishme është që duhet të këtë një proces transparent dhe sistemi penal në Republikën e Kosovës është sistem akuzator që do të thotë se prokurori duhet të vërtetojë akuzën se ekziston si e tillë. Në këtë fazë ata janë të pafajshmë derisa të verëtëohet e kundërta”, ka thënë Hoxha. /Gazeta10/

Deklaratën e tij për këtë temë e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.