Lajme

Italia dënon sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok: Rrezikoi shtëpitë – qëndrojmë krah Kosovës për hetim

Gazeta10
30 Nëntor 2024 - 9:57

Italia ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në kanalin e ujit në Zubin Potok, që ka prekur furnizimin me ujë dhe ka rrezikuar banesat vendase.

Në reagimin e lëshuar nga Ambasada e Italisë në Kosovë thuhet se Italia qëndron krah Kosovës në përpjekjet për hetim dhe për të kërkuar llogari për përgjegjësit e këtij sulmi të ulët.

Italia dënon fuqishëm sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, i cili ka prekur furnizimin me ujë dhe ka rrezikuar shtëpitë. Ne qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj për hetim dhe llogaridhënie nga përgjegjësit e këtij sulmi të ulët”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 Nëntor 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.