Politikani serb nga veriu i Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç ka thënë se është në shënjetës të një grupi të organizuar që po e përcjellin.
Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 Jabllanoviç ka thënë se ndihet i rrezikuar për jetën e tij.
“Unë si serb, si ish anëtar i Qeverisë së Kosovës si kryetar i një partie politike, jam në shënjestër të një grupi të organizuar që më përcjellë dhe unë si njëri frikësohem që kjo përcjellje nuk ka për qëllim eliminimin tim sepse ndoshta i pengojë dikujt”, ka thënë Jabllanoviç.
Ai madje ka publikuar edhe disa fotografi të personave të cilës sipas tij, po e ndjekin atë që një kohë. /Gazeta10/
Deklaratën e plotë e gjeni me poshtë: