Kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jasharaj ka deklaruar LIVE në Politiko se asnjëherë se që nga paslufta s’ka ndodhur asnjëherë që sindikatat të marrin mesazhe fyerje, e presione nga ana e qeverisë, shkruan Gazeta10.
Jasharaj tha se nuk është mirë që në vitin 2022 të përballemi me greva, dhe t’i shkoj zëri i zi Qeverisë edhe në Bruksel.
“Ata përcjellin mesazhe fyerje, presione duke thënë se do t’i ndalin pagat, Nuk ka ndodhur në Kosovën e pasluftës pagat dhe të gjitha të drejtat na ka mohuar pushtuesi. Nuk është mirë që në vitin 2022 të përballemi me gjëra të tilla dhe t’i shkojë Qeverisë zani i zi edhe në Bruksel pa fajin tonë. Nëntë muaj rrugëtim, mezi e bëmë një takim me Kurtin, e asnjë milimetër nuk e bëri tutje, por u thirr në fjalin time “si vëllai””, tha Jasharaj në Politiko. /Gazeta10