
Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në festimin pasi Asambleja i tha PO anëtarësimit të Kosovës në KIE
Kanal10 ekskluzivisht ka sjell pamje nga ku po feston delegacioni i Kosovës.
Kurti deklaroi se sot Kosova ka përmbyllur një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës, duke theksuar se veprimet e Kosovës e kanë bërë të qartë se vendi beson fuqimisht te vlerat e Këshillit të Evropës.
“Ne besojmë dhe i zbatojmë të drejtat e njeriut që e bëjnë bashkë universalitetin, dinjitetin njerëzor dhe perspektiven sociale. Ne besojmë dhe i ndajmë të gjitha këto vlera dhe ky këshill na bënë të gjithëve bashkë në mbrojtje të secilit person”, tha Kurti.
Ai tha se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka paraqitur raportin ku është theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet dhe ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtar të KiE-së.
“Përmbi 80% të votave PRO, është pranim dhe njohje e përpjekjeve të shtetit tonë, është rezultat i punës së madhe bashkëpunimit dhe takimeve të shumta”, tha Kurti.
Kryeministri i vendit falënderoi ministren Gërvalla, ambasadorin e Kosovës në Strasburg dhe delegacionin parlamentar që e kanë shtyrë përpara këtë hap të Kosovës drejt anëtarësimit në KiE