Lajme

Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë: Përjashtohen me 60 ditë deputetët Bardhi, Noka dhe Nallbati – ndëshkime edhe për të tjerë

Gazeta10
02 Tetor 2024 - 19:07

Pas mbledhjes së Sekretariatit të Etikës të Kuvendit të Shqipërisë, është vendosur që 3 eksponentë të Partisë Demokratike të përjashtohen 60 ditë nga Parlamenti.

Përkatësisht, të përjashtuar janë kreu i grupit të PD, deputeti Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, deputeti Flamur Noka dhe deputeti Bledion Nallbati, raporton TV Klan.

Ndërkohë janë përjashtuar me nga 40 ditë 20 deputetët e tjerë. Edi Paloka është i vetmi nga lista e 24 emrave që është “ndëshkuar” me 10 ditë përjashtim.

Kujtojmë se në seancën e ditës së hënë të kësaj jave, opozitarët dogjën karriget jashtë ambienteve të Parlamentit. Ishin Noka dhe Nallbati ata që i spërkatën karriget me benzinë dhe më pas ua vunë flakën.

Noka pati edhe një përplasje me deputetin Petro Koçi, ku tentoi t’ia shkulë mikrofonin. Ndërsa Bardhi tentoi të godasë me sende kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Pavarësisht masës disiplinore që u mor, pritet që edhe të enjten të ketë tensione. Të paktën kështu kanë deklaruar vazhdimisht demokratët.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.