Kronika e Zeze

Katër raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës

Gazeta10
09 Janar 2025 - 11:27

Katër raste të dhunës në familje janë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në Prishtinë është arrestuar një person që i ka shkaktuar dhunë psikike një gruaje.

Rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 07.01.2025, 13:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psiqike viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”

Edhe një tjetër rast ka ndodhur në Prishtinë.

“Prishtinë 08.01.2025-19:00. Eshtë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme.”

Ndërsa në Pejë një person është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se i ka shkaktuar dhunë psikike një gruaje.

“Pejë 08.01.2025, 15:35. Eshtë raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar i kishte shkaktuar dhunë psiqike ankueses femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Në Gjakovë një person është arrestuar pasi ka tentuar ta godasë një burrë.

“Gjakovë 08.01.2025-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka tentuar të godasë viktimën mashkull kosovar, lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.