Gazetari Branislav Kërstiq ka kritikuar qasjen e ekzekutivit të vendit karshi zhvillimeve aktuale në veri të Mitrovicës, pas vendimit për targat.
Kërstiq në Politiko ka akuzuar kryeministrin Kurti, për siç tha ai, që duhet ta kuptoj se në veri të vendit nuk janë të gjithë kriminelë.
Ai tutje shtoi se pyetje kryesore në këtë situatë, është nëse Kurti është i interesuar vetëm për territorin e asaj pjese të vendit, apo edhe për serbët e veriut, shkruan Gazeta10.
“Qeveria e Kosovës e ka mbështet udhëheqësit e atyre kriminelëve. Kurti e ka pasur në kabinetin e vet, në parlamentin e vet. Kurti duhet ta kuptoj se në veri s’janë krejt kriminela. Nuk jemi duke u mbështur zotëri. A është kryeministri i interesuar vetëm për territorin në veri, apo edhe për njerëzit që jetojnë atje? Ajo është pyetja kryesore. Ne jemi viktim e Kosovës dhe Serbisë”, tha Kërstiq në Politiko. /Gazeta10