Analisti serb, Branislav Kërstiq në “Politiko” ka komentuar mënyrën se si shqiptarët po e shohin krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, raporton Gazeta10.
Kërstiq, përveç se ka thënë se shqiptarët po i frikëson Asociacioni, ai ka thënë se serbët në Kosovë janë jetim dhe askush nuk po kujdeset për ta.
“Mua më duket që Beogradi zyrtar e as Prishtina nuk mendon për ata serbë që duhet të jetojnë në Kosovë. Serbët e Kosovës janë jetim, nuk kujdeset as Beogradi e as Prishtina për ta. Një elitë shumë e madhe e kosovarëve e kanë problem Asociacionin. Asociacioni vjen si një kusht i Beogradit zyrtar për pranimin e pavarësisë së Kosovës.”, ka thënë Kërstiq.
Tutje, Kërstiq ka thënë se edhe elita politike e ka mjaftë problem që ta kuptojë formimin e Asociacionit./Gazeta10