Lajme

Kervan: Ndihem i lumtur që jam pjesë e ndryshimit historik të Kosovës

Gazeta10
11 Tetor 2022 - 21:07

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enis Kervan, ka thënë se sot ka qenë dita e Kosovës në Strasburg, dhe ndjehet shumë i lumtur që ka qenë pjesë e ndryshimit historik për vendin.

Kervan në Politiko, ka deklaruar se është i nderuar që është pjesë e delegacionit që po e con Kosovën afër institucioneve europiane, transmeton Gazeta10.

“Natyrisht që sot kemi një ditë të vecantë, për mua e për Kosovën. Shumë jam i lumtur dhe me emocione, që sot Kosova i është afruar institucioneve evropiane…Unë jam ai person që kur e kam nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë, më kanë dalë lotët, sepse nuk pajtohem që shqiptarët e dojnë Kosovën më tepër, jo të gjithë jemi qytetarë të Kosovës, dhe e duam njësoj”, ka thënë ai ndër të tjera./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.