Lajme

Këto janë katër vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e fundit

Gazeta10
10 Janar 2025 - 9:39

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike, 242-të me radhë, në të cilin ka miratuar katër pika.

Zyra për komunikim e Kryeministrit bëri të situr se Qeveria në këtë mbledhje, ka miratuar kërkesën për dhënien në shfrytëzim të objektit për trajtimin e nënprodukteve shtazore në lokacionin Zona Industriale, Sankoc, Komuna e Gllogocit

Miratoi gjithashtu edhe Programin për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2025-2028 dhe Planin e Veprimit 2025-2026, Programin e Pronësisë Industriale 2025-2027, si dhe Planin e Veprimit 2025-2027 për zbatimin e Strategjisë së Reformës së Administratës Publike 2022-2027.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.