Duhet Lexuar

Kica-Xhelili për fotografinë në PE: Rugova ka ditur t’i mbajë miqtë

Gazeta10
09 Shkurt 2023 - 20:48

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka komentuar fotografinë e shpërndarë nga faqja zyrtare e PE-së, gjatë një shëtitje të Zelenskyt me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ku në prapavijë shihet edhe presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ajo tha se kjo fotografi është një sinal se edhe rrugëtimi historik i Kosovës, nuk ka qenë i mundur pa miqtë tanë ndërkombëtar.

Dhe për këtë, sipas deputetës së LDK-së, Rugova ishte pashoq, duke dikur t’i mbante edhe miqtë, shkruan Gazeta10.

“Nganjëherë nuk e di për çfarë arsye arrijmë deri në pikën që ta trajtojmë me një lloj të naivitetit domosdoshmërinë që e kemi që t’i mbajmë miqtë afër. Rrugëtimi i pavarësisë së Kosovës, diplomacisë së saj në vitet kur ka qenë e rëndësishme që të jemi mirë, në spektrin diplomatik, ka qenë pikërisht miqësia jonë e ngushtë me miqtë. Fakti që kemi pas kujdes në raportet tona me miqtë, edhe atëherë me miqtë edhe atëherë kur qëndrimet tona si Kosovë janë vlerësuar jo nga të gjihtë. Kjo tregon atë që e themi vazhdimisht, që as rrugëtimi yn historik, as euroatlantik, as sovraniteti territorial, as kushtetueshmëria e as asgjë nuk mund të bëhet pa lën pikërisht shenja të tilla, si rrugëtimin tonë politik. Presidenti Rugova ka qenë i pashoq në këtë kuptim, ka ditur t’i mbajë miqtë”, tha Kica-Xhelili në Politiko në Kanal10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 Nëntor 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.