Gazeta10

Kjo është gjendja e të plagosurit në konfliktin Sekiraqa – Capat që po trajtohet në Kardiokirurgji

Pesë të plagosurit që pësuan lëndime nga armët e zjarrit në konfliktin e mbrëmshëm mes grupeve Sekiraqa dhe Capat, në lagjen Aktash në Prishtinë po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Njëri prej tyre tashmë është transferuar në Klinikën e Kardiokirurgjisë, raporton Gazeta Sinjali.

Për gjendjen e tij shëndetësore ka folur drejtori i kësaj klinike, Shpëtim Shurdhiqi.

Ai tha se ekipi mjekësor po e përcjellë gjendjen e tij dhe për momentin është stabile.

“Gjendja e tij për momentin është stabile. Ka pasur plagë në krah dhe gjoks. E kemi përcjellë gjendjen e tij në klinikën tonë gjatë 24 orëve. Fatmirësisht gjendja e tij është stabile – nuk ka nevojë për intervenim kardiokirurgjik kështu që është nën përcjellje dhe po e shohim tutje”.

Nga Policia kanë bërë me dije se pesë personat e plagosur janë duke u trajtuar në QKUK, “nën masën e arrestit dhe mbikëqyrjes policore”.

Salih Sekiraqa, Korab Gashi (vëllai i të vrarit Premtim Gashi), Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar), janë të dyshuar për përfshirje në këtë incident tragjik, shkruan Sinjali.

Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje” dhe tashmë kanë nisur hetime intensive nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

NË FOKUS

driloni
Ky është personi që shtiu në drejtim të punëtorit të “Extreme Pizza” në lagjen Aktash
MURIC
Ekskluzive: Kanal10 siguron pamjet – Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit
lajmi
Zhduket një grua në Rahovicë të Ferizajt, publikohet fotografia
IMG_9902
Nimani: Koalicioni ynë do të jetë befasia e zgjedhjeve, sipas sondazheve do t’i marrim 15 për qind – Na janë bashkuar 300 profesorë
d636feea-5786-4684-90dc-a770ff120762
Momenti kur ushtari italian i kërkon policit ta largojë veturën zyrtare nga ura e Ibrit (VIDEO)
IMG_8565
Ndahen Santiana dhe Lirimi
aferdita
Afërdita lajmërohet nga palestra, ekspozon linjat trupore në top formë
Klinika-e-Onkologjise
Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj