Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, është takuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq.
Siç thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, Ulutash ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë “është ende e paqëndrueshme dhe e ndjeshme”.
Ndërkaq, Mojsiloviq ka pretenduar “se një situatë e tillë është rezultat i lëvizjeve të njëanshme dhe provokative të pushtetit në Prishtinë, qëllimi përfundimtar i të cilëve është ndryshimi i strukturës etnike në veri të Kosovës”.
Derisa thuhet se ai ka falënderuar Ulutashin për “bashkëpunimin korrekt dhe profesional dhe përfshirjen profesionale në detyrat e komandantit të KFOR-it”.
Javën e ardhshme, gjenerali turk përfundon angazhimin e tij njëvjeçar si komandant i KFOR-it dhe do të zëvendësohet nga gjeneralmajori italian Enrico Barduani, i cili do të marrë detyrën më 11 tetor 2024.