Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, ka thënë se Kosova është vendi i parë në rajon që ka filluar vaksinim nga ajri kundër sëmundjeve të tërbimit.
Thaçi ka thënë se AUV, po ashtu është duke zhvilluar edhe projektin e repelimit në Komunën e Malishevës, e cila është njëra prej masave efikase kundër Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), virus i cili zhvillohet dhe bartet nga rriqrat, kurse përmes kafshëve, rriqrat barten nga fusha.Ai sa i përket vaksinimit nga ajri, ka thënë se është politikë për luftimin dhe çrrënjosjen e sëmundjes së tërbimit që është e bazuar sipas praktikave ndërkombëtare, të cilën Kosova është duke e realizuar edhe këtë vit si vendi i vetëm në rajon.
“Ne jemi vendi i parë në rajon që kemi filluar vaksinimin nga ajri kundër sëmundjes së tërbimit dhe është politikë për luftimin dhe çrrënjosjen e sëmundjes së tërbimit që është e bazuar sipas praktikave ndërkombëtare. Kemi qenë përfitues në ndere vite të projekteve të Komisionit Evropian. Jemi duke vazhduar edhe këtë vit dhe jemi të vetmit që jemi duke realizuar në rajon”, ka thënë ai për EO.
Thaçin ka thënë se në Komunën e Malishevës dhe fshatrat për rreth të cilat janë të përfshira në zonën endemike, është duke vazhduar projekti i repelimit.
Ai ka thënë se përveç parandalimit të bartjes së rriqrave përmes kafshëve, repelimi e luan edhe rolin e ndërprerjes së ciklit tek rriqrat, duke bërë çrrënjosjen e tyre pikërisht në vatrën ku ata shumohen.
“Po ashtu në anën tjetër jemi duke zhvilluar edhe projektin e repelimit, që është financim i Agjencisë së Ushqimit, nga buxheti shtetëror i Kosovës për të ju dal në ndihmë Komunës së Malishevës, fshatrave të tyre dhe fshatrave të komunave për rreth të cilat janë të përfshira në zonën endemike, në sëmundjen Krime-Kongo të rriqrave. Dhe masa e repelimit është treguar tejet e suksesshme sepse përmes kësaj masa ne po e sulmojmë në vatrën e zhvillimit të shumimit të rriqrat që janë kafshët dhe ne përmes repelimit po bëjmë çrrënjosjen e saj pikërisht në vatrën ku ata shumohen. Ky është viti i parë tani pas katër viteve që nuk është realizuar, këtë vit kemi nisur pas një periudhe të gjatë që nuk ka arritur të realizohet, këtë vit është duke shkuar sipas dinamikës së paraparë dhe ne do të vazhdojmë deri sa të paraqitet nevoja dhe si autoritet vetë kemi shprehur gatishmërinë që të ju dalim në ndihmë kësaj zone që të kemi sa më pak raste të prekura nga rriqrat”.
“Repelimi është masë parandaluese që e sulmon rriqrat pikërisht në vatrën e zhvillimit. Kjo kryhet përmes një preparati i cili vendoset në secilën kafshë dhe ai pastaj ndikon në mbytjen e rriqrave përmes kontaktit direkt që i bëhet rriqërit dhe është tepër efektiv në mbytjen e tij dhe po ashtu është një preparat i cili është i testuar edhe në BE që nuk ka efekte anësore tjera. Nga viti kur ne kemi filluar këtë si masë të aplikojmë nga ai vit nuk ka pasur as një rast të njerëzve që kanë pësuar me fatalitet nga kjo sëmundje infektive, për këtë arsye ka qenë kërkesë e vazhdueshëm e komunës dhe ne kemi arritur që këtë vit ta realizojmë si masë, ka thënë ai.Zëdhënësi i AUV-it ka thënë se Agjencia edhe këtë vit ka bërë rifreskimin e të dhënave të identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve në gjithë territorin e Kosovës.
“Në anën tjetër ne ketë vit kemi bërë edhe rifreskimin e të dhënave të identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve në gjithë territorin e Kosovës. Kemi filluar një politik të re të matrikulimit të kafshëve dhe kjo ka treguar rezultate të mira dhe ne faktikisht në gjithë territorin kemi arrit që me sukses ti mbulojmë dhe t’i kryejmë këtë vit gjitha identifikimet dhe regjistrimet e kafshëve në fermat blegtorale”, ka thënë ai.