
Gazetari Kosovë Gjoci, në “Politiko” komentoi rezultatin e parashikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme nëse do të mbahen në fund të këtij viti.
Gjoci tha se AAK ka arritë me i mbajtë komunat që i ka pasë në zgjedhjet lokale, e sipas kësaj nuk eson se kjo parti do të ketë ndonjë rrezik për të kaluar pragun në zgjedhjet naconale.
Ai gjithashtu tha se AAK del shumë më mirë në zgjedhje pa pasur koalicion me partitë tjera.
“Unë besoj që AAK-ja del shumë ma mirë pa Limajn në këtë rast, apo pa ndonjë koalicion me këdo tjetër. Nejse një koalicion me LDK-në është tjetër muhabet, tjetër histori, po koalicioni me Limajn e ka dëmtu sepse aty ka shumë elemente. Prandaj edhe radhitja në lista, kuota gjinore e shumëçka ka ndiku që AAK-ja me kanë këtu ku është me numrin e deputetëve,” shtoi tutje Gjoci./Gazeta10