Gazeta10

Kroos me një tjetër letër emocionuese i jep lamtumirën e fundit futbollit

E premtja e 5 korrikut shënon ditën kur Gjermania u eliminua nga Euro 2024, por njëherësh edhe fundin e karrierës për futbollistin legjendar Toni Kroos i cili pasi fitoi pothuajse gjithçka që një futbollist mund të ëndërrojë që të fitojë, i dha fund karrierës, ndonëse në formë mjaft të lartë.

Në maj të këtij viti Kroos kishte dhënë njoftimin e tij se ka marrë vendimin për t’u pensionuar nga futbolli pas përfundimit të Euro 2024.

Siç e kishte thënë gjithmonë më herët se do të pensionohej pikërisht në kulmin e formës së tij, Kroos i dha fund një “jete me futboll” duke  u larguar përgjithmonë nga futbolli, por jo nga mendjet e tifozëve që do ta kujtojnë gjithmonë për qetësinë dhe maturinë e tij në lojë.

Përmes kësaj letre të dytë, Kroos ka shfrytëzuar rastin që të falënderojë tifozët anembanë botës për mbështetjen që i kanë dhuruar, por nuk ka lënë pa përmendur natyrisht as bashkëlojtarët, familjen dhe agjentët e tij.

Letra e plotë e Toni Kroos:

Pra kaq ishte. Por para se të marrë një pushim dhe të paktën të mundohem ta kuptojë se çfarë ndodhi në këto 17 vite, unë nuk dua ta humbasë mundësinë që t’i them faleminderit secilit që më pranoi ashtu siç jam.

Faleminderit të gjithë tifozëve anembanë botës për mbështetjen tuaj pa kushte. Faleminderit të gjitha klubeve të mia dhe trajnerëve që besuan tek unë. Faleminderit të gjithë bashkëlojtarëve të mi që më bënë të ndjehem i mirëpritur gjithmonë.

Faleminderit të gjithë miqve të mi që kanë qenë gjithmonë të sinqertë me mua pa marrë parasysh sa i suksesshëm u bëra unë. Faleminderit të gjithë agjentëve që u shndërruan në miq.

Faleminderit prindërve të mi për përgatitjet më të mira të mundshme që të realizojë ëndrrën time. Faleminderit vëllaut tim Felix Kroos që ka qenë gjithmonë tifozi im numër një.

Faleminderit fëmijëve të mi që ishin motivimi im më i madh për të nxjerrë më të mirën nga vetja, asgjë më mirë se sa t’i shikosh fëmijët që janë krenar me babanë.

Faleminderit gruas sime të bukur Jessica Kroos që ishte vetvetja. Asnjëherë mos ndrysho. Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa ty. Është i yni! Dhe për fund:

Falmeinderit futboll! Ti lojë e bukur.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur