Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një postimi në orët e para të mëngjesit në facebook, ka falenderuar të gjithë kontribuesit që punuan në sanimin e dëmit në kanalin kryesor të Ibër Lepencit.
“Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve tona të shtetit po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe vetëmohuese në sanimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi i mbrëmshëm” ka shkruar Kurti.
“I falënderoj punëtorët e Ibër Lepencit, KEK-ut, Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, KRU Prishtinës dhe Policisë së Kosovës, për zellin dhe profesionalizmin që po shfaqin orë pas ore”, e ka përfunduar postimin e tij shefi i ekzekutivit kosovar.