Gazeta10

Konfirmohet raportimi i Kanal 10: Foto ekskluzive të Escobar dhe Lajçak para darkës me Kurtin

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka mbërritur para pak çastesh në vendin ku do të mbahet darka e përbashkët në Bruksel.

Në darkën e përbashkët të Përfaqësuesin Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me kryeminstrin Kurti dhe zëvendësin e tij, Bislimi do të jetë i pranishëm edhe zyrtari i lartë amerikan.

Gazetari Xhemajl Rexha që po mbulon këto zhvillime në Bruksel, ka siguruar fotografitë ekskluzive të arritjes së Escobarit në vendin e darkës.

Gazetar 10, duke u thirrur në burimet e Kanal 10 ka raportuar nga mëngjesi se kryeministri Kurti do të darkojë me Escobar dhe Lajçak në mbrëmje në Bruksel, një ditë para takimit Kurti-Vuçiq.

Ora 19:30

Vetëm pak minuta para se të fillojë takimi i përbashkët ndërmjet kryeministrit Albin Kurtit dhe përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak dhe atij të SHBA-së, Paplo Escobar, Gazeta10 ka siguruar disa fotografi dhe video teksa shihet kryeministri kosovar duke pozuar para aparatit fotografik.

Kurti në këto pamje duket në disponim të mirë për darkën e shumëpërfolur.

Në sfond të Kurtit, duket edhe amabsadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Për më shumë shikoni pamjet më poshtë./Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë