Kronika e Zeze

Kryeprokurori Gashi: I dyshuari që theri për vdekje vëllain, është me të meta psikike

Gazeta10
28 Tetor 2024 - 9:19

Një ngjarje tragjike ka tronditur të dielën Prishtinën, ku një person u ther për vdekje nga vëllai i tij.

Lidhur me këtë rast, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka bërë të ditur se i dyshuari është me të meta psikike.

“Vëllai e ka therë me thikë vëllain. I dyshuari është me të meta psikike”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Ai ka shtuar se Prokurorja ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe se aktualisht rasti ndodhet në fazën e hetimit.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 20:30 në rrugën “Tirana” në kryeqytet.

Policia bëri të ditur se deri tek rasti tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes dy personave.

“Ekipi shëndetësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, tha Hoxha.

Ndërkaq personi që theri për vdekje vëllain, është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi që i njëjti ka pësuar gjithashtu lëndime.

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.