Gazeta10

Kryetari i Zveçanit deklarohet për peticionin për shkarkim: Është i padrejtë, zgjedhjet ishin demokratike dhe të pranuara

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, e konsideron të padrejtë peticionin e qytetarëve serb për shkarkimin e tij. Ai për Ekonomia Online, tha se zgjedhjet kanë qenë demokratike dhe të pranuara nga të gjithë.

Peci ka parë interesim të madh të qytetarëve dhe se është në pritje të vendimit përfundimtar. Ndonëse koha është limituar, Peci e sheh të mjaftueshme.

“Te na kanë filluar sot peticioni për rrëzimin e kryetarit të Komunës Zveçanit. Mesa po duket është një numër i interesuar i madh i cili deri më tani është duke u nënshkruar peticioni, mirëpo kanë një kohë të caktuar dhe besoj që e kanë kohën e mjaftueshme të shohim përfundimin”, u shpreh Peci, teksa zgjedhjet i konsideron demokratike dhe të pranuara nga spektri vendor e ndërkombëtar.

Peci, i cili po vazhdon të kryej detyrën e kryekomunarit nga një zyrë alternative në fshatin Kelmend, tha zgjedhjet kanë qenë demokratike dhe të pranuara nga spektri vendor e ndërkombëtar. Për këtë, peticionin e sheh të padrejtë.

“Unë  mendoj që nuk është e drejtë aspak, domethënë deri sa kanë qenë zgjedhjet demokratike të lira  dhe janë pranuar nga vendorët politika vendorë dhe nga ndërkombëtarët kështu, mirëpo prapëseprapë Qeveria ka vendosë, le të shohim vendimin”, u shpreh Peci.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?
fatonii
Mediat serbe nxjerrin një video, pretendojnë se Faton Hajrizi vodhi një biçikletë në Lloznicë para se të vritej