Rasti i sulmit terrorist në Banjskë ka shkaktuar debat në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 mes politikanit serb nga veriu, Aleksandar Jabllanoviçit dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni.
Deputetja Kryeziu – Hyseni ka qenë e ashpër ndaj Jabllanoviçit, duke i thënë se ai nuk është asgjë me pak se ata që e shkaktuan Banjskën.
“Nuk je asgjë më pak se ata që shkaktuan Banjskën”, ka qenë reagimi i deputetes Kryeziu – Hyseni ndaj politikanit serb nga veri, Aleksandar Jabllanoviç.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Jabllanoviç, sipas të cilit sulmi në Banjskë nuk ka qenë i mirë as për serbët e as për shqiptarët.
“Banjska, fatkeqësi e madhe edhe për serbët edhe për shqiptarët”, ka thënë Jabllanoviç. /Gazeta10/
Përplasjen e tyre e gjeni me poshtë: