Sot është zhvilluar një aksion anti-drogë në Pejë, ku janë sekuestruar 1 mijë kilogram drogë.
Vlera e drogës së sekuestruar shkon në 5 milionë euro dhe aksioni i sotëm llogaritet të jetë ndër aksionet më të mëdha anti-drogë që nga paslufta.
Avokati Ardian Bajraktari në emisionin “Raport” me Naim Sadikun në kanal10, ka komentuar aksionin e sotëm të organeve drejtësisë në vend.
“Është për duartrokitur një aksion i tillë për faktin ka rezulto me konfiskimin e një sasie jashtëzkonisht të madhe të substancave narkotike dhe mbetet për tu parë se në çfarë kategorije janë këto substanca.
Është po ashtu një lajm jo i mirë për faktin se si ka arritur t’i shmanget organeve të rendit kultivimi i një sasije kaq të madhe, mirëpo po presim detaje nga ana e organeve të zbatimit të ligjit mbi bazën e asaj në fakt se çfarë mund të konstatojmë”, tha Bajraktari.
Tutje ai ka thënë se personat e involvuar në kultivimin e këtyre substancave narkotike mund të dënihen nga 3 deri në 15 vite. /GAZETA10/