Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar dje në Neë York me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic, me të cilin ka diskutuar për sigurinë në rajon.
Kurti ka thënë se me Plenkovic kanë folur edhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në arsimin e lartë dhe mbrojtje.
Ai ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në vazhdimin e bashkëpunimit me Kroacinë.
“Gjithmonë kënaqësi për të shkëmbyer perspektiva me kryeministrin kroat @AndrejPlenkovic për një sërë çështjesh me interes të përbashkët. Diskutuam situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe shqyrtuam mënyra për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë në arsimin e lartë dhe mbrojtjen. Kosova dhe Kroacia kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer prej kohësh dhe ne mbetemi të përkushtuar që të vazhdojmë në këtë drejtim pozitiv”, ka shkruar Kurti.