Lajme

Kurti dënon sulmin raketor të Iranit: Izraeli ka të drejtë ta mbrojë veten

Gazeta10
01 Tetor 2024 - 23:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar sulmin raketor të Iranit mbi Izraelin.

Ai ka thënë se i bashkohet qeverive të shteteve të tjera për të dënuar këtë sulm. Këto Kurti i deklaroi në platformën ‘X’.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit, në të cilin u lëshuan rreth 200 raketa, dhe bashkohemi me qeveritë e tjera në dënimin e këtij agresioni.

Një vit pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante. Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim të menjëhershëm”, ka shkruar Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 Tetor 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.